Sot (18.05.2021) në ora 12.20 efektivët e policisë nga Departamenti për Tregti të Paligjshme të Drogave dhe Armëve në SPB Tetovë është privuar nga liria personi B.B. (21) nga Tetova.
Gjegjësisht, gjatë bastisjeve të kryera në shtëpinë dhe mjediset ndihmëse në fshatin Bogovinje dhe në rrugën e “Shtipit” në Tetovë, është gjet një sasi e madhe marijuane dhe një armë, të cilën ai e posedonte pa leje. Droga është dorëzua për ekspertizë, kurse personi B.B. është ndaluar në stacionin e policisë dhe kundër tij do të ngrihet akuzë adekuats penale, në përputhje me nenin 215 të Kodit Penal.