Sindi Loci është një nga vajzat më të komentuara në “Për’puthen”, sidomos pasi hyri në programin e dashurisë si “22 vjeçarja e vi rgjër”.
Konkurrentja ka qenë pjesë e shumë debateve të ash pra në emision, sidomos e atij me Julin, si pasojë e së cilit mungoi edhe disa ditë në emision.
Sot, Sindi na ka lënë të gjithëve pa fjalë, teksa ka lajmëruar përmes një InstaStory se është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.
“Mendoj se e meritoni një shpjegim për mungesën time në studio. Po, është e vërtetë. Nuk jam më pjesë e Për’puthen. Shumë shpejt do të vij me një video që shpjegoj gjithçka… Deri atëhere, ju falenderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë në këtë rrugëtim sa të gjatë aq edhe të vështirë. Ju dua pafund dhe sigurisht një falenderim i veçantë shkon për shqipet e Kosovës dhe Diasporës që gjithmonë kanë qenë mbështetja ime, edhe kur isha më e gjykuara,” shkruan ajo.