Drejtori i anti-dr*ogës demanton lajmin: S’janë kapur mbi 2 ton drogë


Drejtori i Anti-dr*ogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala ka demantuar lajmin se në Kosovë janë kapur më shumë se 2 ton ko.kainë.
“Nuk mund të jap shumë informacione por nuk janë 2.2 ton që janë kapur. Këto janë informacione nga mediat në Shqipëri që kanë manipuluar me informacionin. Janë në vendin e ngjarjes dhe janë në proces të ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Ende nuk kemi diçka të saktë”, tha Shala.

Mësohet tutje se një operacion policor si bashkëpunim mes Policisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Italisë është finalizuar gjatë ditës së sotme dhe dyshohet se janë kon.fiskuar rreth 400 kilogramë ko*kainë.
Kamioni në të cilin ishte vendosur ko*kaina, ka qenë duke transportuar edhe një sasie mishi.