Prifti: “Ferri u shpik nga religjionet, për t’i kontrolluar njerëzit”


Jeta pas vdekjes në parajsë si shpërblim dhe dënimi i përjetshëm në ferrë janë taktika për të frikësuar njerëzit që janë shpikur nga Kisha dhe Xhamia për të kontrolluar masat, ka thënë një peshkop në pension

Doktrina krishtere bën një dallim të qartë për jetën pas vdekjes për ata të cilët kanë jetë më mëkate dhe për ata të cilët bëjnë jetë të ndershme dhe të drejtë para vdekjes. Në vargjet e Matthew 13, Jesusi përmend gropat e zjarrit kur Ai flet për një “furrë zjarri” ku ka “vajtim dhe kërcëllim dhëmbësh. Te John 14, Jesus i thotë dishepujve të tij se ka “shumë dhoma” ku ai pret pasuesit e tij në “shtëpinë e Atit” të tij.

Por, John Shelby Spong, një peshkop në pension i një kishe Episkopate në SHBA nuk beson që religjioni në Mesjetë është i saktë për jetën e përtejme më.
Në një intervistë të tij, tash të zbuluar e të dhënë më 2006, peshkopi Spong shpjegon pse ai mendon që ideja e parajsës – duke dhënë parajsën për veprat e mira = dhe gropat e zjarrit si dënim për mëkatet është një koncept njerëzor dhe jo një koncept tërësisht shpirtëror.
“Nuk mendoj që ekziston ferri. Unë besoj në jetën pas vdekjes, por nuk mendoj se ka për të ndonjë shpërblim apo ndëshkim në botën tjetër”.

“Religjioni gjithmonë ka kontrolluar bizneset dhe kjo është një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë”.
“Me ta trilluar fajin, ata kontrollojnë bizneset dhe nëse ju keni një vend në parajsë ku do të shpërbleheni për të mirat e juaja dhe në ferr do të vendoseni për mëkatet e juaja, pastaj në një mënyrë të tillë kemi kontrollin e masës”.
“Kështu ata e krijuan këtë vend me zjarrë, i cili, thënë të drejtën, ka frikësuar shumë njerëz gjatë tërë historisë së krishterimit dhe është pjesë e një taktike kontrolli”.

Predikuesi i të djathtës, John Shelby Spong ishte peshkop në Newark në New Jersey prej 1979 deri në vitin 2000.
Ai është një besimtar i madhe dhe mendon se duhet reformuar dogma krishtere, duke sfiduar kishën për gjërat që ai mendon se janë praktika të dala mode dhe besim i vjetërsuar.

Peshkopi Spong është i famshëm me publikimin e 12 Pikave të Reformës Krishtere më 1989, ku në mes të tjerave, ai sfidoi tregimin biblik për krijimin me botën post-Darviniane.
“Tregimet e mrekullive të Testamentit të Ri nuk mund të interpretohen më për botën post-Newtoniane si ngjarje mbinatyrore të kryera nga hyjni të mishëruara”, shkruan ai në Pikën 5.
“Shpresa për jetën pas vdekjes duhet të ndahet përgjithmonë nga mentaliteti për të kontrolluar njerëzit në bazë të mirësisë dhe dënimit”, shkrua ai në Pikën 11.

“Kisha duhet ta braktisë, si rrjedhojë, teorinë e shpërblimit për kinse të drejtët dhe të dënimit për mëkataret”.
Peshkopi është pyetur në intervistë se a beson ai që ferri është shpikur nga Kisha?
“Po, mendoj që kisha i hapi furrat e saj më të nxehta se të gjithë të tjerët”, u përgjigj ai.
“Por, mendoj që ka një kuptim në jetën religjioze mbi për shpërblimin dhe dënimin në njëfarë forme”.

“Kisha nuk i dëshiron njerëzit që rriten sepse ju nuk mund t’i kontrolloni të rriturit”.
Më shumë se 20 vite më parë, një komision i Kishës së Anglisë hodhi poshtë idenë e ferrit siç e përshkruajnë shumë njerëz sot.
Një raport i botuar nga Komisioni i Doktrinave Kishtare thuhet se ferri është një botë nëntokësore e stilizuar me zjarre dhe tërfurq siç është përshkruar në Mesjetë.

“Ferri nuk është një vend i përjetshëm, por vendi përfundimtar i atyre që kundërshtojnë Zotin, ku aty do të jetë fundi i shpirtit të tyre”, thuhet në raport.
Definicioni i njëjtë për ferrin mësohet edhe nga Kisha Episkopate e SHBA-së.
Të dyja kishat janë pjesë e kungimit anglikan edhe pse ato i ndanë rrugët pas luftës amerikane për pavarësi.