MPJ: Shtetasit e Maqedonisë të shmangin udhëtimet në Izrael

Ministria për punë të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka paralajmëruar qytetarët e vendit.
Të shmangin udhëtimet drejt Izraelit dhe Gazës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Izrael, u sugjeron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet ose kalimin transit nëpër këtë vend.
Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të ndodhur në Izrael, për çdo informacion ose ndihmë shtesë, ju lutemi kontaktoni Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Punë të Jashtme.