Nënshkruhet Programi për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet së Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë


Ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së Hungarisë Petar Sijarto,i cili është në vizitë pune në shtetin tonë, sot, nënshkruan Program për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Burime njerëzore të Hungarisë në periudhë prej vitit 2021 deri në vitin 2023.

Nënshkruesit e Programit u dakorduan që në periudhën e ardhshme R. e Maqedonisë së Veriut dhe Hungaria,do ta mbështesin bashkëpunimin në sferën e kulturës dhe do të kontribuojnë në forcimin e rolit të saj ne vendet e tyre,dhe do të bëhen përpjekje për të intensifikuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve dhe shoqatave.

Me programin për bashkëpunim kulturor parashikohen aktivitete dhe komunikim në të gjitha veprimtaritë në kulturë.Bashkëpunim i ndërsjelltë dhe i drejpërdrejtë është paraparë ndërmjet institucioneve në fushën e artit vizuel dhe të aplikuar, fotografisë, dizajnit, arkitekturës, artit të mediave të reja. Është paraparë edhe përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet autorëve, përkthyesve dhe organizatave përkatëse dhe shoqatave në fushën e veprimtarisë së letërsisë dhe botimit.

Me programin i cili u nënshkrua do të inkurajohet zhvillim i bashkëpunimit edhe në industrinë e filmit, televizionit, video produkcionit dhe industrisë shpërndarëse, dhe theks i veçantë do të vihet në bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me institucionet e ngjajshme si muzetë, galeritë, bibliotekat, qendrat konservative dhe organizata të tjera profesionale të cilat merren me mbrojtjen dhe hulumtimin e trashëgimisë kulturore.

R.e Maqedonisë së Veriut dhe Hungaria kanë marrëdhënie të mira tradicionale në fushën e kulturës. Të dy shtetet kanë bashkëpunim ndër institucional edhe në veprimtarinë e bibliotekës, ndërsa Biblioteka Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” nga Shkupi ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare “Seçenji” dhe Bibliotekën Kombëtare për literaturë të huaj në Budapest.Është i rëndësishëm gjithashtu edhe bashkëpunimi ndërmjet Operës dhe Baletit Kombëtar të R. së Maqedonisë së Veriut dhe Operës shtetërore të Hungarisë,të cilat përmes Ambasadës Maqedonase në Budapest, janë në kontakt të drejtpërdrejtë për pjesëmarrje të Operës dhe Baletit Kombëtar në skenën e Teatrit Eiffel në Budapest në vitin 2022 me shfaqjen “Lojërat e jetës”.