Muhamet Hamiti i LDK-së: Dashuria e kosovarëve për Palestinën, trashëgimi e gjallë e Titos


Profesori Muhamet Hamiti, njëherit zyrtar i LDK-së, ka thënë se dashuria e njëanshme e kosovarëve për Palestinën është trashëgimi nga ish-lideri jugosllav, Josip Broz Tito.

Hamiti ka shkruar se Palestina nuk e do Kosovën, por Serbinë.
“Dashuria e njëanshme e kosovarëve , e pakthyer (unrequited, siç thonë anglishtfolësit) për Palestinën – që s’e do Kosovën , por Serbinë – është trashëgimi e gjallë e Lëvizjes së të Painkuadruarëve (the Non-Alignment Movement) dhe e Shokut Tito”, ka shkruar Hamiti.

https://www.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10159342307514828