FFM inauguron fushën e re në Strumicë


Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot edhe zyrtarisht ka lëshuar në përdorim fushën me bar artificial të Akademia Pandevit në Strumicë. Projekti për ndërtimin e plotë të fushës me bar artificial ka kushtuar në total 280 mijë euro, ndërsa FFM mjetet i ka siguruar përmes programës Het-trik të UEFA-së. Jemi të bindur që investimi në infrastrukturë do tu mundësojë klubeve të vendosin objektiva të reja që nënkuptojnë suksese për ata, por edhe për përfaqësueset tona. Pikërisht për këtë investojmë në të gjitha rajonet e shtetit.

Duam që të ju ndihmojmë të gjithëve, qëllimi jonë është që të bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe investime me klubet dhe komunat, dhe gjithë ajo që po punohet në qendrat europiane të futbollit, duhet të bëhet edhe në Maqedoni, ka deklaruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.Në hapjen zyrtare të fushës të Akademia Pandevin ishin pjesëmarrës drejtuesit e FFM-së, të udhëhequr nga presidenti Sejdini, kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski dhe përfaqësuesi i Akademia Pandevit, Martin Alagjoski.