Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia nënshkruajnë marrëveshje për heqje të vizave


Në Vilën Vodno është nënshkruar marrëveshje mes presidentit Stevo Pendarovski dhe presidentes së Gjeorgjisë, Sallome Zurabishvilli për heqje të vizave mes dy vendeve. Përveç kësaj marrëveshje, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska dhe homologia e saj nga Gjeorgjia, Tea Culukiani kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në sferën e kulturës.