Fauci: Është koha të ndryshohet masa për mbajtjen e maskës në këto raste

Imunologu dhe këshilltari kryesor amerikan në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësi, Anthony Fauci, njoftoi se udhëzimet për mbajtjen e maskave brenda do të ndryshohen së shpejti.
Si mysafir në ABC News, Fauci, kur u pyet nëse është koha për të filluar lehtësimin e kësaj mase, u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, tha Fauci, i cili është gjithashtu drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Ai njoftoi se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të azhurnojë udhëzimet e saj sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen.