Marina e SHBA zbulon me mijëra ar*më ruse e kineze të fshehura në bordin e një anijeje

Marina e SHBA ka sekuestruar një dërgesë të madhe armësh zja*rri të zbuluar në bordin e një anijeje në Detin Arabik, të cilat në mënyrë të paligjshme do të dërgoheshin në Jemen.
Flota e pestë amerikane, me qendër në Bahrejn, bëri të ditur në një deklaratë të dielën, se kryqëzori USS Monterey zbuloi armët në bordin e një anijeje me vela në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan bëri të ditur se armët ngjasojnë me dërgesat e mëparshme të cilat janë përgjuar që kishin destinancion re8belët Houthi në Jemen.
AP raporton se, sipas një hetimi fillestar, dys*hohet se anija është nisur nga Irani. Ndërkohë, misioni i Iranit në OKB nuk iu përgjigj kërkesës së AP mbi këtë ngjarje, ndërsa Teherani ka mohuar furnizimin me armë të rebelëve në të kaluarën.