Papa Françesku: Po ndjek me shqetësim zhvillimet në Jerusalem


Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tensionet në rritje pas shkeljeve nga policia izraelite ndaj palestinezëve që jetojnë në lindje të Jerusalemit. Pas lutjes tradicionale që kryen nga dritarja e zyrës së punës që shikon në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa foli për këto zhvillime.

“Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet e përjetuara në Jerusalem”, deklaroi Papa i cili shtoi se lutet që ky vend të jetë një vend takimi ku nuk është e pranishme dhu*na.
Papa më tej tha: “I ftoj të gjithë që të kërkojnë zgjidhje të përbashkët ku do të mbizotërojë vëllazëria dhe të respektohet identiteti multifetar dhe multikulturor i qytetit të shenjtë. Dhu*na prodhon vetëm dhu*në dhe unë i them mjaft tashmë konflikteve”.