Gjysma e gastronomëve nuk do të marrin ndihmë shtetërore pasi bizneset e tyre nuk janë regjistruar siç duhet. Oda e pavarur e gastronomëve (OPG) thotë se Ligji lejon që përveç regjistrimit të kapacitetit të akomodimit, ata gjithashtu mund të regjistrojnë objekt gastronomik, si shoqërues. Por, me pakon e gjashtë të masave, këto restorante dhe kafenetë që janë shoqëruese, nuk mund të aplikojnë për ndihmë, megjithëse u mbyllën tre javë me vendim të Qeverisë. Kompensimi nga pakoja e gjashtë e masave do t’u jepet vetëm atyre objekteve gastronomike, aktiviteti kryesor i të cilave është gastronomia gjegjësisht shërbimi i ushqimit dhe pijeve.
“Thirrja ose apeli ynë është që të gjithë ata që janë mbyllur në periudhën e kaluar mund të aplikojnë lirisht në mënyrë që të kemi mundësinë me Qeverinë ta korrigjojmë gabimin e bërë me thirrjen publike dhe mendoj se është çështje teknike. Siç është paralajmëruar, pakoja e gjashtë do të jetë e mirëpritur për të gjithë gastronomët të cilëve u është ndaluar të punojnë”, tha Zdravko Josifovski, kryetar i OPG.
Josifovski theksoi se këtë kërkesë do t’ia paraqesë Qeverisë nesër në mënyrë që gastronomët ta marrin ndihmën e premtuar nga shteti. Sa i përket orarit të punës, Josifovski thotë se do të vazhdojnë ta respektojnë orën policore, por kur Komisioni për Sëmundje Infektive të vendos që kjo masë nuk është më e nevojshme, atëherë gastronomët do të kërkojnë që të mund të punojnë në pjesën e mbyllur të objekteve. Qeveria është e prerë se lehtësimi i masave tashmë varet nga gjendja e të infektuarve. Përndryshe, sektori i gastronomisë është një nga sektorët më të prekur në këtë kr*izë shëndetësore dhe ekonomike. Dy herë që nga fillimi i pandemisë, sektori i gastronomisë është mbyllur për disa javë, dhe orari i tyre i punës është reduktuar disa herë për shkak të orën policore.