Haliti: Kam informacione se në Veri të Kosovës po prodhohen bitcoin që shpenzon shumë energji

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ka informacione që në veri të Kosovës po prodhohen bitcoin.
Ai ka kërkuar he*time nga Qeveria e Kosovës duke thënë se prodhimi i kësaj kriptovalute shpenzon shumë energji elektrike.

“Kam informata që në veri të Mitrovicës janë disa qendra dhe disa vende ku prodhohen bitcoin që shpenzon shumë energji. Unë po besoj që edhe në jug e veri ka njerëz që prodhojnë bitcoin në marrëveshje me njëri tjetrin.
Puna e parë e Qeverisë është me konstatu se të gjithë këto shpenzime po bëhen nga shpenzimet e qytetarëve që jetojnë në veri apo po bëhen nga grupe kr*iminale. Për me prodhu bitcoin shpenzimet e rrymës janë enorme”, ka thënë Haliti.