Pendarovski pas takimit me Mickoskin: S’ka falje për të dë*nuarit e “27 prillit”


Presidenti Stevo Pendarovski tha se në takimin me kreun e opozitës Hristijan Mickoski ka përsëritur edhe një herë se nuk ka falje për të dë*nuarit e “27 prillit”.
“Falje për persona që kanë bërë vepër penale pa precedan në Evropën bashkëkohore nuk vjen parasysh, Sepse faji i tyre në këtë proces është dëshmuar pa dyshime”, tha mes tjerash Pendarovski.

Pendarovski tha se sikur se të gjithë qytetarëve, edhe të dë*nuarve për 27 prillin ju takojnë të drejtat për ankesë.
“Le t’i lëmë gjyqet që të gjykojnë, ashtu si do të gjykojnë ashtu. Nëse dikush nuk është i kënaqur. E treguam paragrafin nga Kodi Penal, ke mundësi për rigjykim, me mjet të posaçëm juridik…nëse ke argumente të reja, bujrum tregoni…dhe prapë gykata do të vendos nëse ka mundësi për ripërtëritje të procesit”, tha mes tjerash Pendarovski.