Albin Kurti kujton Luan Haradinajn: Vështirë të ketë pasur diku ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24 vjetorin e rënies ka kujtuar heroin Luan Haradinaj.
Kurti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit tek luf*tëtari me ar*mën e vet dhe me ar*më për shokë.

“Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj lu*ftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë”.
“Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.