Mbrëmë pastroi rrugët, e sot la pa fjalë me dukjen në Kuvend edhe partnerin e saj Keith


Sot (e enjte) me fillim nga ora 10:00 është mbajtur një seancë e Kuvendit në lidhje me organizimin e arsimit në situatën e pandemisë COVID-19 si dhe për ndarjen e mjeteve për pagesën e rrymës në pjesën veriore të Kosovës
Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, edhe këtë herë tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive.

Aktorja, e zgjedhur për herë të parë si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, u pa e veshur në një kostum ngjyrë blu.Pamja glamuroze nuk është anashkaluar edhe nga partneri i saj, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld, i cili i bëri komplimente duke shpërndarë një imazh të 41 vjeçares në InstaStory.
“Nuk duhet asnjë fjalë, bos”, ka shkruar ai.