Kastrati i PDK-së e quan “legen” e “qenef” Faton Pecin


Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me tenstione, pasi opozita ka lëshuar seancën.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”.

Bashkë me Kastratin në fjalosje kanë marrë pjesë edhe deputeti Memli Krasniqi dhe Hajdar Beqa, njofton Klan Kosova.
E gjitha kjo ndodhi pas deklarimeve të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës e cila tha se PDK-ja i ka “fajet që u bë Gjykata Speciale”.