E ftuar në Makfax aktivistja që dëshiron të legalizohet mariuana dhe bën fushatë pro saj, Monika Risteska ka rrëfyer më shumë për vete.
Ajo është shprehur se i pëlqen të tallet me policinë, teksa në emision i emëron si ‘qen’. Risteska thotë se shpesh herë policia i kanë bërë kontroll, mirëpo nuk kanë mundur t’i bëjnë asgjë.
“Para disa ditëve, ‘qent’ kanë bastisur shtëpinë e prindërve të mi, por ata kanë gabuar, që kur prindërit e mi e kuptuan se unë konsumojë mariuanë, më larguan nga shtëpia”, thotë Risteska.
Ajo mes tjerash tregon se prindërit e saj, janë kundër gjithçkaje që ajo bën.
Monika Risteaka u bë e njohur për opinionin, pas videove të drejtëpërdrejta që postonte në facebook, nga rrugët e kryeqytetit duke konsumuar drogë.