Teuta Arifi: Filloi ndërtimi i fushës sportive në Reçicë të Madhe (FOTO)


Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përmes një postimi në facebok ka treguar se kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit në Reçicë të Madhe.

Postimi i Teuta Arifit:
Në Reçicë të Madhe filluam me ndërtimin e fushës sportive multifunskionale për futboll dhe basketboll, në vlerë prej 2.2 milion denarë!
Paralelisht me këtë investim të shumëpritur nga banorët e këtij vendbanimi, furnizuam edhe pllaka bekatoni për sanimin e rrugës së dëmtuar në hyrje të fshatit! Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me bashkësinë lokale!
#NdërtojmëTëArdhmen