Bytyqi: S’ka organizim të dasmave deri më 15 maj


Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, pas vizitës në Shtip dhe Sveti Nikollë, hedh poshtë mundësinë për të lejuar organizimin e dasmave. Ai shtoi se protokollet për punë të objekteve hotelierike vlejnë deri më 15 maj. Bytyqi mes tjerash theksoi se në bazë të rekomandimeve nga Komisioni për Shëndetësi do të merren edhe vendimet ekonomike.

“Në këtë moment sytë tanë janë drejtuar kah Komisioni për Shëndetësi dhe kjo është e vetmja pikë sipas së cilës ne marrim vendime ekonomike. Me vendimin e fundit të Qeverisë ne lejuam që objektet hotelierike, të cilat kategorizohen për organizimin e ngjarjeve të punojnë njëjtë si punojnë objektet tjera të hotelierisë dhe kjo është të punosh vetëm në verandë dhe sipas protokolleve. Dje kemi biseduar për rregullimin e mundshëm shtesë të protokolleve të punës të kësaj kategorie të objekteve hotelierike”, tha Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.