Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se vendimi për lehtësimin e masave kufizuese nuk është politik dhe se më herët është këshilluar me anëtarët e Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të cilët kanë dhënë pëlqim për lehtësim të masave.
“Nëse trendet vazhdojnë në këtë drejtim në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës së ardhshme do të ketë lehtësim shtesë të masave kufizuese”, tha Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për vendimin e fundit për lehtësim të masave, ai tha se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk ka qëndrim zyrtar për festën, por se ka pasur konsultim me kryetarin e KSI-së dhe me disa anëtarë të këtij komisioni në lidhje me lehtësimin e masave.
“Sa i përket vendimit të fundit, duke pasur parasysh se në mbledhja me Shtabin kryesor të Kr*izës u mbajt të hënën, unë kisha bisedë telefonike me kryetarin e KSI-së dhe disa anëtarë të këtij komisioni me të cilët biseduam për propozimin për lehtësimin e masave kufizuese dhe më pas bisedua edhe për gjendjen e tashme epidemiologjike dhe gjendjen në spitale, përkatësisht nëse ka mundësi të ketë lehtësime shtesë”, pohoi Filipçe.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët janë pajtuar të ketë lehtësim të masave për shkak se gjendja epidemiologjike e lejon dhe se propozimi për lehtësim vjen nga ministri, por asnjëherë nga vinë propozimet pa konsultim i gjerë.