Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, z David Geer.
Mbështetja për proceset e zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me theks të veçantë avancimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese dhe politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike të shtetit, ishin vetëm një pjesë e bisedës mes tyre – thuhet në komunikatën nga Sektori për marrëdhënie me opinionin nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.
Procesi i Regjistrimit, thuhet më tej në komunikatë, ishte një nga pikat tjera që u diskutua sot mes Grubit dhe Geer, proces ky shumë i rëndësishëm për vendin, ku Zëvendëskryeministri i parë e njoftoi atë se Regjistrimi i popullësisë vazhdon edhe më tej në diasporë, kurse në muajin shtator i njejti do të realizohet edhe në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me përkrahjen edhe të opozitës dhe shoqërisë civile.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori evropian Geer shkëmbyen mendime edhe rreth aktiviteteve që po ndërmerr Qeveria por edhe institucionet tjera përkatëse në reformat administrative në institucione të ndryshme për një administratë më efikase dhe shërbime më të mira ndaj qytetarëve nëpërmjet të ndryshimeve ligjore që tashmë janë draftuar me ndihmën e Bashkimin Europian dhe shpejtë do të dërgohen në Kuvend.
Lu*fta kundër kr*imit dhe ko*rrupsionit si dhe sundimi i së drejtës në bashkëpunim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë ishin poashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Geer, ku mes tjerave u diskutua edhe për një gjyqësor më efikas, lirinë e mediave dhe funksionin e pavarur të institucioneve, derisa kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, Grubi ka theksuar se nuk ka individë apo institucione të paprekshme dhe kështu do të vazhdohet që të motivohen në punë të gjitha institucionet kompetente.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi, gjithashtu gjatë këtij takimi i ka thënë ambasadorit Geer se Qeveria mbetet e përkushtuar që të funksionon në mënyrë gjithëpërfshirëse, të mbaj kujdes për shëndetin dhe jetën e qytetarëve por edhe të mbaj llogari për kompanitë të cilat kanë pësuar humbje ekonomike gjatë Pandemisë, e me këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Geer për angazhimin e tij në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku tashmë në mbarë vendin ka nisur imunizimi masiv i popullatës me vaksina të cilat arrijnë çdo ditë.
Zgjedhjet lokale gjithashtu ishin pjesë e bisedës gjatë këtij takimi. Të njejtat pritet të mbahen në muajin Tetor të këtij viti dhe si proces janë shumë të rëndësishme për vendin.
Në fund të këtij takimi, Grubi dhe Geer kanë diskutuar edhe mbi situatën politike në vend, proceset nëpër të cilat kalon Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe nevoja e një vetëdije më e lartë nga ana e të gjithë subjekteve politike për funksionim më adekuat të Kuvendit republikan, në favor të nevojave të qytetarëve dhe implementimit të agjendës evropiane.