Mickoski dhe Pendarovski zbusin raportet! Të premten do të flasin për 27 prillin


Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe i pari i shteti Stevo Pendarovski, ditën e premte do të takohen për të biseduar për ngjarjet e 27 prillit. Kështu informoi, Mickoski në nje takim informal me gazetarët.

Me kërkesë të Mickoskit është zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin, me çka pjesë e bisedës ka qenë deklarata e Pendarovskit se duhet të ketë rigjykim për ngjarjet e 27 prillit. Janë marrë vesh që të premten të takohen, ku pjesë e diskutimit përveç 27 prillit do të jenë edhe gjendja politike dhe ekonomike në vend.