Armend Muja përqesh Abelard Tahirin për drejtshkrim, harron bashkëpartiakët e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka ironizuar me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri i cili ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare. Muja përmes një postimi në Facebook Muja ka thënë se të enjten Kuvendi do të mblidhet me iniciativën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për të diskutuar për problemet në arsim. Teksa e ka bërë këtë njoftim, Muja ka shkruar qëllimisht me gabime drejtshkrimore duke ironizuar me Tahirin e PDK-së i cili kishte shkruar gabim emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

“Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet ‘me inicitivenë e shefit të grupitë parlamentarë të PDK, Abelardë Tahiri përë të diskutuarë përë problemetë në arsimë’. Koncidentalisht PDK ka ftuar debat parlamentar për sfidat në arsim këtë javë”, ka shkruar Muja. Por Muja nuk i ka përmendur bashkpartiakët e tij të cilët nuk u treguan fare më të mirë në drejtshkrim. Bëhet fjalë për deputetët: Milazim Salijaj, Luan Aliu, Alban Hyseni, Adriana Matoshi, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Fitim Haziri, Enver Dugolli dhe Jetmire Vrenezi. Asnjë prej këtyre deputetëve s’ka ditur ta shkruajë fjalën shqiptar. Disa e kanë shkruar “shqipëtar”, “shqipëtarë” apo edhe “shqiptarë”.