Shtabi i Krizës nuk e ka konsultuar Komisionin për Sëmundje Infektive për lehtësimin e masave!

Komisioni për Sëmundje Infektive në mëngjes ka pasur takim, por pika për lehtësimin e masës për shkurtimin e orës policore nuk është diskutuar, sepse, siç thonë për Tellmën, burime brenda Komisionit, Shtabi i Krizës aspak nuk i ka konsultuar ata.

Shtabi i Krizës vet ka vendosur, që sipas Komisionit për Sëmundje nuk është hera e parë të mos pyeten për masat.
Qeveria sot në seancën që do të fillojë në orën 19:00 do të diskutojë për propozimin e ri të Shtabit të Krizës, ora policore të fillojë nga 23:00 dhe të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Shtabi i krizës gjithashtu ka propozuar që objektet hotelierike me mysafirë vetëm në pjesën e jashtme, terraca, të punojnë deri në ora 22:30.