Komiteti për Peticione në Parlamentin Evropian e shqyrtoi dhe pranoi peticionin e gazetar bullgar Mihail Mihajllov për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut dhe pakicën maqedonase në Bullgari dhe kundër shkeljes së të drejtave në vend.
“Me kënaqësi ju njoftoj se Komiteti për Peticione e shqyrtoi peticionin tuaj dhe e shpalli si të pranueshme. Bë bazë të kësaj, luta Komisionin Evropian që të he*tojë. Të jeni të sigurt, se do t’u njoftoj për çdo veprim të mëtejshëm duke përfshirë edhe rezultatet e hetimit preliminar të Komisioni Evropian”, thuhet në përgjgen e anëtares së Komitetit për Peticione, Dolores Montserat drejtuar Mihajllov i cili peticionin e ka dërguar më 12 dhjetor të vitit të kaluar.
Mihajllov thotë se pranimi i peticionit të tij do të japë inkurajim shtesë për partitë politike në Bullgari që t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën për vetëvendosje si dhe të japin dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut në BE.
“Borissov nuk është kryeministër dhe tani autoritetet e reja do të duhet t’i sqarojnë Parlamentit Evropian se pse Bullgaria nuk respekton Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe nuk pranon pakicën maqedonase, pse Bullgaria masivisht shkel të drejtat e njeriut dhe pse Bullgaria refuzoi që Maqedonia të bisedojë për anëtarësim me BE-në”, tha Mihajllov.