Angellov: Ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kr*iza, Stojançe Angellov thotë se ende nuk dihen arsyet për zjarrin në Galiçnik.
“Zjarri në Galiçnik u shua shpejt, nuk u zgjerua nëpër fshat. Banorët, mysafirët dhe objektet nuk ishin në rre*zik. Ende nuk dihet se cila është arsyeja e zjarrit”, tha Angellov.

Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që zgara të jetë arsyeja e zjarrit.
Sipas tij, era e fuqishme ka krijuar më shumë panik.
“Rrallë ndodh një erë e fuqishme, zjarri ishte në drejtim të fshatit dhe kishte rre*zik real që ai të zgjerohet në shtëpitë e para”, tha Angellov.