Një marins amerikan veteran theu rekordin botëror Guinnes për të bërë 3 mijë e 50 pompa brenda një ore.
TShanw Johnson, nga Karolina e Veriut theu rekordin e mëparshëm prej 2 mijë e 900 pompash.
Burri synonte të thyente edhe rekordin për sa më shumë pompa në 12 orë. Për këtë ai numëronte 19 mijë e 325 pompa por nuk ia doli.
Veterani përfundoi maratonën e tij 12-orëshe me 16 mijë e 400 pompa që ishte rekordi i vendit të dytë në këtë kategori.