Të gjithë jemi sy e veshë sesi do të duket veshja e Anxhela Peristerit në Eurovizion apo dhe perfomanca e saj.
E ftuar në “E Diell” për një koncert me disa prej hiteve të saj ndër vite, Anxhela ndër të tjera për pjesëmarrjen në Festivalin Europian që do të mbahet në Hollandë tha:
“Po e zbuloj këtu sepse nuk kam zbuluar asgjë nga performanca, por do jem vetëm, pa trupë baleti. Veshja do të jetë pjesë e performancës, por nuk po e zbuloj ende edhe pse ka 2 muaj që punohet për të” – tregoi ajo.
Ndër këshillat që i kanë dhënë ish- pjesëmarrësit në Eurovision, këngëtarja u shpreh:“Me ato që kam folur, më kanë thënë që duhet të shijoj shumë të gjithë rrugëtimin. Nuk ka diçka që duhet dhe nuk duhet bërë, secili ka trurin e vet. Ne çdo vit kemi çaluar në performancë, kështu që unë këtë vit kam vendosur t’i jap shumë rëndësi performancës skenike.”
Sa e ka ndjerë Anxhela Peristeri mbështetjen e kolegëve përgjatë kësaj periudhe?
“Shumica më kanë mbështetur” – rrëfeu ajo.
Më pas, për të mos rënë në grackën e pyetjes së Gracianos nëse kjo mbështetje ishte e vërtetë apo se duhej, Anxhela me të njëjtën gjuhë shpotitëse e nota humori, u përgjigj: “Unë kam instikte për ta dalluar kush e bën tamam e kush se duhet. Me rëndësi të dalim mirë dhe pse jo, të arrijë i gjithë ekipi me fitore.”