Kreu i Likovës, Arifi: 20 vjet lavdi, 20 vjet krenari, 20 vjet amanet

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, i shoqëruar nga deputetët e BDI-së, Arbër Ademi dhe Berat Ajdari, dhe funksionarë të tjerë, për nder të ditës së komunës 2 Maji, kanë bërë homazhe te va*rrezat e dëshmorëve të disa fshatrave të kësaj komune.

Fillimisht homazhe janë bërë te va*rrezat e dëshmorëe të lirisë në fshatin Vaksincë, për të vazhduar te pllaka përkujtimore në fshatin Allashec, më pas vijuan te përmendorja e Ismet Jasharit në Orizare, va*rrezat e dëshmorëve në Hotël, Matec dhe përfunduan në fshatin Nukushtak.

2 Maji simbolizon edhe shpalljen e Zonës së lirë të Karadakut.
Aktivitetet do të vazhdojnë në ora 14:00 në va*rrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan, ku edhe pritet ardhja e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Prej sot pritët që të fillojnë punimet për ndërtimin e Kullës përkujtimiore në Sllupçan.
Ja postimi i kreut të komunës së Likovës, Erkan Arifi:

20 vjet lavdi, 20 vjet krenari, 20 vjet amanet.
Sot për nder të 2 majit ditës së Komunës u mbajtën homazhe në va*rrezat e dëshmorëve duke filluar nga f.Vaksincë, f.Allashec, f.Sllupçan, f.Orizare, f.Hotël, f.Mateç dhe në f.Nikushtak. Andaj kryetari z.Erkan Arifi shfrytzoj rastin që të gjithve t’ua uroj këtë ditë të madhe me respektin më të madh ndaj atyre që dhanë gjithçka që patën për të gjithë neve.
Lavdi dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë tonë dhe urime të gjithve festën e 2 majit.