Paralajmërimi për hapjen e diskotekave në Kosovë, flasin nga Ministria e Shëndetësisë


Mbi 105 mijë qytetarë të Kosovës janë prekur nga virusi COVID-19, që nga shfaqja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.
Përpos numrit të madh të të infektuar si pasojë e këtij virusi humbën jetën edhe 2 mijë e 178 pacientë.
Tani për tani në vend janë 8 mijë e 567 raste aktive me koronavirus, ndërsa nga institucionet përgjegjëse vazhdojnë të jenë ende në funksion masat anti-COVID.

Por ajo çfarë ra në sy gjatë ditëve të kaluara është paralajmërimi që po bënin pronarët e klubeve të natës (diskotekave) në Prishtinë.
Të njëjtit paralajmëruan se shumë shpejt do të bëhet hapja e këtyre klubeve të natës.
Madje disa prej tyre nuk hezituan që këtë ta bënin të ditur edhe përmes publikimit të fotografive të diskotekave në fjalë.

Pavarësisht rre*zikut që mund të kanoset tek përhapja edhe më e madhe e virusit, të njëjtit vazhdojnë të deklarohen për një gjë të tillë.
E lidhur me këtë, mediat kanë kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kanë deklaruar se në fuqi janë masat e vendosura më datën 19 të muajit të kaluar ku precizohet qartë se cilat aktivitete janë të lejuara dhe cilat jo në këtë periudhë të pandemisë COVID-19.

“Nuk ka pasur vendime të tjera përveç këtyre rreth masave antiCOVID-19 dhe të gjithë janë të obliguar që t’i zbatojnë masat antiCOVID në fuqi”, u tha tutje nga Ministria e Shëndetësisë.
Përpos kësaj nga MSH u theksua se inspektoratet dhe Policia e Kosovës janë duke monitoruar çdo ditë zbatimin e këtyre masave dhe se gjithashtu duke shqiptuar edhe dë*nime ndaj shkelësve.

Duhet përkujtuar që në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me masat antiCOVID u morë vendim për rihapjen e lokaleve të gastronomisë dhe qendrave tregtare që ishin mbyllur për një periudhë dy javore.
Hapja e tyre u arrit pas një diskutimi disa ditor në mes përfaqësuesve të Shoqatës së Gastronomëve si dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por të njëjtëve iu kërkua respektimi maksimal i masave antiCOVID, në të kundërtën të gjitha ato lokale të cilat do të thyejnë këto rregulla të vendosura për parandalimin deh lu*ftimin e pandemisë do të gjobiten, e më pas mund të shkojë deri në mbylljen e tyre.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 924 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.