Kurti ftohet të raportojë në Kuvend pasi në Bruksel doli kundër marrëveshjes së Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë shenja që s’do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit, ani pse ditë më parë departamenti i shtetit Amerikan tha se administrata e re Biden mbështet të arriturat e zotimeve të 4 shtatorit të vitit të kaluar. Kreu i ekzekutivit këtë marrëveshje vazhdon ta sheh si një grumbull pikash, e jo marrëveshje merre ose lerë.

“Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, u shpreh ai.
Këtë qëndrim të Kurtin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kërkon ta sqarojë në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tij, i pari i qeverisë shpesh herë i ka ndryshuar qëndrimet me ardhjen e tij në pushtet.

“Ne ditëve të ardhshme do ta ftojmë̈ kryeministrin Kurti në seancë lidhur me çështjen që ju e përmendët. Nuk është̈ diçka risi për zotëri Kurtin sepse e kemi pa duke i evoluar qëndrimet dhe duke ndryshuar me ardhjen e tij në pushtet, sikur të kaluarën”, thotë ai.
Implementim të kësaj marrëveshje po kërkon anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, e cila thotë se zotimet e Uashingtonit po mbështetën edhe nga administrata Biden.

“Ajo marrëveshje i dha një̈ mbështetje të shtuar edhe ShBA-së, por sidomos edhe BE-së që të vendosë në pozitë më prioritete dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈ dhe të nis me investime miliardësh në territoret e këtyre dy shteteve. Pas ndryshimit të administratës në ShBA kemi parë gjithashtu edhe mbështetjen e administratës Biden për marrëveshjen. Herën e fundit para dy dite ishte qëndrimi i departamentit të shtetit, ku thotë̈ se shteti i Amerikës mbështet të arriturat e marrëveshjes së Uashingtonit dhe pret prej palëve t’i përmbahen për të arritur zhvillimin ekonomik.

Nëse dy administratat e ndryshme në ShBA e mbështesin marrëveshjen e Uashingtonit, mendoj që do të duhej që qeveria e sotme të analizojë mirë dhe të punojë në benefit të Kosovës që të përfitojë̈ sa më shumë nga kjo marrëveshje”, thotë ajo. Qëndrim prapa marrëveshjes së Uashingtonit, Qeverisë Kurti po i kërkon edhe Violeta Haxholli nga KDI.

“Kosova duhet të tregoj seriozitetin e saj si shtet i mirëfilltë̈ dhe t’i qëndrojë̈ prapa zotimeve ndërkombëtare që i ka marrë në kuadër të krejt procesit. Assesi nuk duhet të dukemi ajo pala që nuk i përmbush obligimet e saja që i ka marrë në këtë̈ marrëveshje. Duhet të ketë̈ një̈ vazhdimësi të gatishmërisë̈ së Kosovës që të adresojë ato që janë̈ arritur në kuadër të dialogut”, tha ai. Kosova dhe Serbia më 4 shtator të vitit 2020 kanë nënshkruar një dokument të zotimeve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Të njëjtat, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë i ka kritikuar, duke i quajtur të dë*mshme.