Kaq urretje ka online sa dikush i tha Arjolës që i ka vajzat shumë të shëmtuara


Aq shumë urrejtje ka online sa personazhet publikë tashmë as nuk dinë si të reagojnë më ndaj vrerit pa limit që lëshohet. Ama Arjola Demiri e ka gjetur një mënyrë dhe i ka dhënë drejtim me ndihmën e së bijës.

Dikush e pyet: “Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?”
Çfarë ka bërë aktorja? I ka treguar vajzës mesazhin dhe ia ka lënë asaj në dorë përgjigjen. Ajo e ka filmuar reagimin e Alesias dhe e ka publikuar si kundërpërgjigje.

Teksa merr një çakmak dhe e ndez, e vogla thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.

Më pas vazhdon: “Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur tek njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim”!Nuk dimë nga e gjejnë njerëzit këtë guxim për t’u shprehur kaq ashpër dhe pa takt për fëmijë ama, me pak fjalë, thënë nga një vajzë e vogël, një mesazh na erdhi qartë dhe pastër: Vetëbesimi mbi të gjitha.