Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, njofton se është vizituar për iftar nga këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin.
Ai ka thënë se është ndjerë i nderuar nga vizita e tyre.
Postimi i plotë i Pacollit:
Me vizitën e tij në Iftar në shtëpinë time, unë u nderova nga Këshilltari kryesor i Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri dhe djali i tij Medinin. Sabriu është meritor për arritjet të rëndësishme në marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Turqisë dhe ruajtjën e tyre. Në iftar ishte edhe Arbër Hajdari nga fondacioni bamirës “Fundjavë Ndryshe” dhe disa nga miqtë e mi të cilët i falënderoj për vizitën.