Aktorja shqiptare e filmave për të rritur i përgjigjet Don Xhonit dhe mes tyre lind një miqësi e re


Fresstyle i famshëm i Don Xhonit “Make a pose” tërhoqi edhe vëmendjen e aktores së filmave për të rritur, Alby Rydes. Kjo e fundit ka realizuar sfidën e famshme të TikTok-ut me këngën e Don Xhonit dhe reperi e ndau me ndjekësit në Instagramin e tij ditën e djeshme. Ai u shpreh shumë i lumtur që Alby është tashmë fanse e tij, sepse më parë ka qenë ai fansi i saj.
“Ndoshta ti sapo u bëre fansja ime, por unë dhe shokët e mi kemi qenë gjithmonë fansat e tu”, ka shkruar Don Xhoni përkrah videos së Alby Rydes.
Edhe aktorja i është përgjigjur postimit të Don Xhonit. Ajo e ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram dhe e ka shoqëruar me emojin e disa fytyrave duke qeshur me lot dhe një hëne të plotë. Madje Alby dhe Don Xhoni kanë nisur të ndiqen më njëri-tjetrin në Instagram pas këtyre postimeve që pasuan.

Alby Rydes në fakt nuk është e panjohur për shqiptarët dhe ajo vetë e njeh shumë mirë Shqipërinë. Aktorja e filmave për të rritur e ka pranuar vetë se është me origjinë nga Shqipëria. Alby Rydes është bërë e famshme pasi u bë pjesë e filmave +18 në vitin 2013 dhe sipas informacioneve ajo ka luajtur në 25 filma të tillë.