‘Arritja e madhe’ e Kujtim Gjuzit në 25 prill, merr në total 2 vota, të veten dhe të…?


Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka zbuluar edhe një situatë interesante.Kujtim Gjuzi ka marrë vetëm 2 vota. Praktikisht mund të llogaritet që bëhet fjalë për votën e tij, si edhe të ndonjë familjari padyshim.Ai ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi edhe në zgjedhjet e 30 qershorit të 2019, pasi rezultoi se nuk kishte votuar as vetën e tij, duke marrë zero vota.

Nisur nga kjo mund të quhet një arritje për Gjuzin në këto zgjedhje. Kjo është përdorur shpesh herë nga kryeministri Edi Rama për ta ironizuar në parlament teksa e thërriste edhe si “mbreti pa fron”.