Shtetasit e Maqedonisë këtë verë do të mund të udhëtojnë në Mal të Zi pa test PCR


Në pritje të sezonit turistik veror, qeveria malazeze ka publikuar një listë të vendeve qytetarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi pa një test negativ PCR për COVID-19.

Hyrja në Malin e Zi pa test PCR të kryer më parë dhe pa konfirmimin e imunizimit do të lejohet për turistët nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria.
Midis atyre që nuk kërkohet test PCR janë edhe vendet e Bllokut Lindor – Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina.