Kompania me përgjegjësi shoqërore Vezë Sharri dhe Lecker me donacion për kategoritë më të prekura në të gjithë Maqedoninë.
Kompanitë Vezë Sharri dhe Lecker kanë misionin e tyre, çdo vit të dhurojnë një paketë me produktet e tyre, për çdo festë pavarësisht nga feja dhe përkatësia etnike, donacione që u jepen atyre që kanë më shumë nevojë, familjeve që janë në gjendje të pafavorshme sociale.
Në përmbushjen e misionit të tyre, kompanitë vazhdojnë edhe këtë vit duke dhuruar 350 pako me produktet e tyre në qendrat sociale për familjet më të rre*zikuara nga çdo qytet në Republikën e Maqedonisë Veriore.
“Ne duam që këtë kategori sociale të njerëzve të bëjmë të lumtur dhe të jemi shkak për buzëqeshjen e tyre të paktën në dy festat më të mëdha, muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Pashkët. Festat janë një periudhë e ndarjes dhe ndihmës, ajo që ne si kompani përpiqemi të bëjmë është që së paku për festat të kenë sofrat plotë”, thonë prej kompanisë.
“Kontributi i Vezë Sharrit dhe Lecker për të mirën e komunitetit është një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë korporative. Si kompani me përgjegjësi shoqërore, ne kujdesemi që të kontribuojmë dhe ndihmojmë në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së jetës, veçanërisht për kategoritë më të prekura, dhe më pas për të gjithë shoqërinë duke mbështetur aktivitete në sport, kulturë, arsim të të rinjve. Kontribut dhe mbështetje që nuk është një detyrim, por një kënaqësi për të ndarë për një të nesërme më të mirë”– shtuan prej kompanisë.
“Donacionin e këtij viti e kemi realizuar në bashkëpunim me qendrat sociale në të gjitha qytetet e vendit dhe natyrisht në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministren Shaхpaska. Me ndihmën e këtij bashkëpunimi, ndihma jonë arriti në duart e duhura, aty ku ishte më e nevojshme, dhe për këtë arsye ne shprehim mirënjohjen tonë për bashkëpunimin profesional.”