Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se udhëheqësit e bashkësive fetare janë zotuar për të siguruar shërbime që do të sigurojnë respektimin e protokolleve për parandalim të përhapjes së Covid-19. Filipçe tha se rekomandohet që tubimet fetare të organizohen në ambiente të hapura.
“Në takimet me udhëheqësit e bashkësive fetare ata kanë marrë përgjegjësi që të sigurojnë shërbim për mbajtjen e rendit që do të angazhohet për zbatimin e protokolleve.
Të organizohen në kushte të hapura. Para kishave, katedraleve ose xhamive. Besoj se është mirë që njerëzit të ndjenjë pak liri, por këtë e lejon gjendja epidemiologjike”, tha mes tjerash Filipçe.