Bekteshi: Tre investime të reja në Gostivar, mbi 500 vende të reja pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bashkë me zv/kryeministrin e parë Artan Grubi, zv/ministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani dhe deputetët e zonës, sot vizitoi disa kompani në rajonin e Gostivarit.
Bekteshi vizitën e tij e mbaroi në kompaninë ALMERA, ku kanë filluar punimet për fabrikën e re, e cila do të punësojë rreth 200 puntorë të rajonit të Gostivarit.

Ministri Bekteshi njoftoi opinionin se në rajonin e Gostivarit parashihen edhe investime tjera me çka do të ndikojë dukshëm në uljen e papunësisë.
“Duhet të njoftoj opinionin se parashihet edhe një investim i cili do të fillojë së shpejti nga kompania e mirënjohur për prodhimin e produkteve ushqimore dhe ëmbëlsirave Delanona e cila do të punësojë rreth 300 persona në rajonin e Gostivarit, si dhe një kompani për amballazhimin e ujit në fshatin Çegran” – ka deklaruar ministri Bekteshi.