Maqedoni: Policia po përgatit plane të veçanta për Pashkët dhe 1 Majin

Policia po përgatit plane të veçanta për festat e Pashkëve dhe 1 Majin.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtje kundër coronavirusit.

“Le t’i përmbahemi masave, këtë vit ato janë më të relaksuara se vitin e kaluar, por situata nuk është kështu. Kemi gjendje të rëndë dhe duhet të jemi seriozë. Bëjë thirrje që të jemi të përgjegjshëm, të festojmë në rrethin e familjeve, të mos grupohemi në ndërtesa fetare dhe kështu të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, tha Spasovski.

Ka ndalesë për grupime për më shumë se katër persona dhe ka protokolle të veçanta për organizimin e ngjarjeve që do të zhvilloheshin në ambient të hapura.
Nga nesër ora policore do të fillojë në orën 21:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit. Përjashtime nga ndalimi dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë mbrëmjet midis 1 dhe 2 majit, gjegjësisht gjatë festës fetare Pashkëve, dhe mbrëmjes ndërmjet 13 dhe 14 majit gjatë festës së Bajramit.