Kasami: Urime miku im Edi fitorja e madhe e 25 prillit


Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit.
Kasami në urimin e tij thekson se niveli i lartë i demokracisë së treguar në zgjedhje dhe pranimi i rezultatit nga kundërshtarët tregon qartë frymën evropiane të shtetit Shqiptar.

Ky është statusi i plotë i Kasamit:
Urime për mikun tim njëherit edhe Kryeministër i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama për fitoren e madhe të 25 prillit. Niveli i lartë i demokracisë së treguar në zgjedhjet, pranimi i rezultatit nga kundërshtarët tregon qartë frymën evropiane të shtetit Shqiptar.

Në emrin tim personal dhe të Lëvizjes BESA uroj Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën për këtë fitore, me shpresë se bashkë në një bashkëpunim edhe më të fortë do të arrijmë të dalim nga sfida e pandemisë globale, rimëkëmbjen ekonomike e që me shpresë që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të bëhen anëtare të BE-së.