Artan Grubi :Për Bajram dhe Pashkë nuk do të ketë orë policore


Lajmin se për dy nga festat e mëdha Bajram dhe Pashkë që nuk do të ketë orë policore e ka dhënë vetë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi.

Ai poashtu ka bërë të ditur edhe zgjatjen e orës policore. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimet e reja në lidhje me masat anti-kovid, ndërsa sipas vendimit, ora policore prej nesër do të fillojë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit kurse për festat fetare të Ramazan Bajramit dhe për Pashkët nuk do të ketë orë policore, respektivisht orë policore nuk do të ketë mes 1 dhe 2 majit si dhe 13 dhe 14 majit.