“Hajde martohu, shoqet e tua…” / Big Mama i përgjigjet ndjekësit: E pres kalin se princin e kam gjet


Prej vitesh tashmë, Big Mama është një nga këngëtaret më të dashura në Shqipëri e Kosovë, karriera e së cilës nisi me pjesëmarrjen e saj në “Top Fest”. Pavarësisht suksesit, 35 vjeçarja ka bërë një pauzë në muzikë.Ndërkohë që të gjithëve na ka marrë malli për një projekt të sajin, këngëtarja ka ardhur më afër fansave me një bashkëbisedim në Instastory. Big Mamën e kanë “ngacmuar” edhe për jetën personale.

Pyetja që mori vëmendjen e ndjekësve dhe jo vetëm, ishte: “Hajde martohu çfarë je duke pritur shoqet e tua kanë fëmijë”. “Po pres kalin se princin e kam gjetur”, i është përgjigjur këngëtarja duke zbuluar kështu se ndihet e plotësuar në jetën private, por duke mos dhënë më shumë detaje.