Erdogan për komentet e Biden-it: Nëse e quani gje*nocid, duhet të shiheni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten


Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, komentet e fundit të homologut të tij amerikan, Joe Biden, për ngjarjet e vitit 1915 i ka quajtur “të pabazuara, në kundërshtim me faktet”.
Presidentit Erdogan theksoi se he*timi i ngjarjeve historike dhe zbulimi i të vërtetës duhet t’i lihet ekspertëve dhe historianë, jo politikanëve.
Ai tha se Turqia ende pret përgjigje për propozimin e saj për formimin e një komisioni të përbashkët të historisë mbi pretendimet armene.

“Ka va*rre masive të turqve të ma*sakruar nga armenët në shumë vende, por askund nuk mund të gjeni va*rre ma*sive që u përkasin armenëve”, tha presidenti turk.
Sipas presidentit Erdogan, nuk ka as prova konkrete në lidhje me pretendimet armene, as ndonjë vendim të gjykatës ndërkombëtare.

Presidenti Erdogan sfidoi SHBA-në dhe Evropën, nëse kanë ndonjë në arkivat e tyre, t’i bëjnë publike dokumentet mbi ngjarjet e vitit 1915.
Më tej, presidenti Erdoğan tha se një shekull më parë, mbi 80 për qind e popullsisë së Armenisë së sotme ishin muslimanë, por sot nuk ka pothuajse asnjë.
Lidhur me marrëdhëniet turko-amerikane, ai tha se “janë prishur më tej me njoftimin e SHBA-së për 24 prillin mbi Armeninë”.

“Jetimoret e themeluara për fëmijët armenë dhe ndihma e jashtme për popullsinë armene në nevojë nuk u penguan kurrë”, u shpreh presidenti Erdogan drejtuar presidentit Biden.
Duke iu referuar komenteve të homologut të tij amerikan, Erdoğan u shpreh: “Nëse e quani gje*nocid, duhet të shiheni në pasqyrë dhe të vlerësoni veten”.