Hasani: Lehtësimi s’do të thotë të grumbullohemi për festa, por që të ndjehemi të lirë


Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani ka deklaruar, se lehtësimi i masave restriktive, nuk do të thotë se qytetarët të grumbullohen për festat fetare, por që të të ndihen të lirë.

“Dua të potencoj, se festat e ardhshme fetare duhet të jenë në frymën e respektimit të këtyre masave, sepse lirimi nuk është bërë që të grumbullohemi, por janë bërë që të ndihemi të lirë në këto festa”, tha Hasani.

Prandaj, ai ka apeluar që të respektohen masat e ruajtjes së distancës edhe gjatë këtyre festave, ndërkaq ka shprehur dëshirën, që ditëve në vijim “të shihemi sërish, me numra më të vogla të rasteve pozitive”.