Albin Kurti voton në Shqipëri


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sapo ka votuar për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, raporton Express

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ekzekutivit të Kosovës, ka votuar në Tiranë.
“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe bërë zgjedhjen më të mirë. Dita është e bukur, e dielë, me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse unë, e ka pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka deklaruar Kurti pas votimit.