Qumili e kujtoi me mall mikun e tij të ndjerë.
Një muaj më parë, më 26 mars u nda nga jeta humoristi i njohur shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.
Aktori kishte qenë i shtrirë në spital pas infektimit me COVID-19, ndërsa më 26 mars e humbi betejën me këtë virus.
Ai la boshllëk të madh e vepra të shumta, ndërsa familjarët e miqtë e kujtojnë me shumë mall e me kujtimet më të bukura që kishin me të.
Miku dhe kolegu i tij, Sevdai Radogoshi-Qumili, e kujtoi aktorin me disa imazhe të realizuara ndër vite nga xhirimet e skeçeve të ndryshme.
Humoristi po ashtu postoi edhe një fotografi nga vizita që i ka bërë varrit të aktorit, ndërsa thotë se është e pabesueshme që ai më nuk është në mesin tonë.
“E pa besushme, e pa perballushme !!!
O Zot i madh meshiro… 🙏🙏🤲🤲”, shkruan Qumili.