Padi pe*nale për “Iam Water Scardica”, tri vite pa leje kanë mbushur “Ujë Sharri” dhe e kanë shitur


Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur tre kallëzime pe*nale kundër dy personave fizik dhe një personi juridik për arsye se për tre vite me rradhë, pa leje, kanë mbushur ujë dhe e kanë shitur si Ujë Sharri. Të tri ak*uzat janë për Sun and Stars DOO Export Import si person juridik dhe si persona fizik për pronarin dhe personin përgjegjës në të njejtën kompani.

“Personat e raportuar në cilësinë e personave përgjegjës dhe pronarë të “SUN AND STARS DOO eksport-import” nga Tetova, duke e shfrytëzuar të njejtën mardhënie të qëndrueshme dhe të njejtat raste, në periudhën nga 01.01.2017 deri më 31.12.2020 kanë kryer eksploatim joligjor të lëndëve të para minerale-ujë mineral e përcaktuar me ligj. Në kundërshtim me Marëveshjen për koncension për eksploatim të ujit mineral në lokalitetin “Fsh.Përcë”,

Komuna e Tearcës, e nënshkruar në vitin 2015, në kundërshtim me Ligjin për lëndët e para minerale dhe në kundërshtim me Ligjin për ujëra, të raportuarit, pa i siguruar lejet e parashikuara me ligj për shfrytëzim të ujërave, për lëshimin e ujërave dhe për eksploatimin e lëndëve të para minerale, burimet e ujërave minerale i kanë eksploatuar, ujin e kanë mbushur në shishe dhe të njejtën e kanë futur në qarkullim, me çka kanë bërë fitim të paligjshëm të pasurisë, nga shitja e ujit në shishe “Ujë Sharri – Iam Scardica water” në vlerë prej 28.659.312,00 denarë”, njoftoi Drejtoria e Policisë Financiare